728 x 90 Leaderboard

Ligji i bujshëm izraelit, reagon Ankaraja dhe Brukseli: i papranueshëm

Turqia është vendi i parë që ka reaguar nga ligjit izraelit që shndërron Izraelin si një komb-shtet hebraik. Zëdhënësi i Presidencës Erdogan, Ibrahim Kalin tha se Turqia dënon ashpër miratimin e këtij ligji.

“Një veprim racist i papranueshëm nga Izraeli, që synon pastrimin ligjor të popullit palestinez nga territori i saj”, tha Kalin, duke shtuar se “ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë ndaj padrejtësisë që po ndodh në sytë e të gjithë botës”, përfundoi Kalin.

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur gjithashtu shqetësime lidhur me ligjin e ri izraelit.

“Ne jemi të shqetësuar dhe e kemi shprehur këtë shqetësim. Ne jemi shumë të qartë kur është fjala për zgjidhjen me dy shtete. Ne besojmë se kjo është e vetmja rrugë përpara, dhe masat që do të komplikonin ose parandalonin që një zgjidhje e tillë të bëhet realitet duhet të shmanget”, tha zëdhënësja e diplomacisë evropiane.

Ligji thotë se “Izraeli është një shtëpi historike e popullit hebre dhe ka të drejtën ekskluzive për vetëvendosje në të.”

Ligji gjithashtu hoqi arabishten si gjuhë zyrtare. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts