728 x 90 Leaderboard

Liga e Kampionëve: Manchester United dhe Lazio në epërsi pas ndeshjeve të para

Përforcimi i ri i Manchester United, Memphis Depay po del të jetë transfer i qëlluar, pasi holandezi ka realizuar dy gola dhe ka asistuar një për bashkëlojtarin e tij, Fellaini në mënyrë që skuadra e tij të fiton ndeshjen e parë ndaj Club Brugge.

1439932310_478279_1439932498_noticia_grande

Fitore mjaft të rëndësishme ka realizuar edhe skuadra italiane, Lazio pasi ka mposhtur gjermanët e Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë kualifikuese për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Me rezultat minimal edhe Bate Borisov ka mposhtur skuadrën serbe, Partizani i Beogradit dhe Astana ndaj izraelitëve të Apolit. Me rezultat të ngushtë fitore ka regjistruar edhe skuadra portugeze Sporting Gijon ndaj CSK Moskës (2-1).

Ndërkohë, të mërkurën mbrëma zhvillohen edhe katër duele tjera në mesin e tyre edhe Skënderbeu nga Korça, me ç’rast do përballet me Dinamo Zagrebin.

/tesheshi.com/

Related posts