Auto Dak
Auto Dak

Liga e Europës: Nuk ka vend për racizëm, Skënderbeu luan për prestigj

Skënderbeu do zhvillojë ndeshjen e fundit në Ligën e Europës. Përballë kampionëve të Shqipërisë do jenë rusët e Lokomotivës së Moskës, të cilët pretendojnë të marrin kualifikim tutje pikërisht në “Elbasan Arena”.

Për teknikun e Skënderbeut, Mirel Josa, është me rëndësi paraqitja e skuadrës, përkundër që skuadra e tij tashmë është veçse jashtë këtij kompeticioni.

“Është me rëndësi të mbyllim me rezultat pozitiv aventurën në Ligën e Europës. Jemi rritur shumë faktikisht si ekip dhe kemi fituar eksperiencën e duhur, ndaj në këtë përballje ne do të luajmë për prestigjin e klubit”.

Pavarësisht ngjargjeve të ndodhura në Moskë, në kampim korçar shprehen të bindur se “Elbasan Arena” do flet vetëm gjuhën e futbollit dhe do i japë një mësim të mirë rusëve.

“Nuk do të ketë vend për sjelljet raciste në “Elbasan Arena”, ashtu siç nuk duhet të ketë në asnjë stadium të botës. Besoj që gjithçka do të jetë në rregull sikurse në fushë, ashtu edhe në tribuna”, theksoi mbrojtësi Marco Radas, para sfidës.

Lokomotiva e Moskës kishte triumfuar në duelin e parë ndaj Skënderbeut (2-0), por koret raciste që u dëgjuan nga tifozët rusë kishin lënë shije të hidhur, përkundër atij triumfi.

Tani dueli i kthimit luhet në “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 21:05 dhe fjalën do ta ketë vetëm futbolli. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts