728 x 90 Leaderboard

Lidhja mes celularit dhe kancerit në tru

Një studim i ri ka zbuluar se nuk ka ndonjë lidhje mes celularit dhe kancerit në tru. Hulumtuesit nuk gjetën rritje të tumoreve përgjatë 29 viteve studim, pavarësisht rritjes së pabesueshme të përdorimit të pajisjeve elektronike.

Në Australi, aty ku u bë studimi, 9% e njerëzve kishin një celular në vitin 1993, një numër që është rritur për 90% në ditët e sotshme. Por në të njëjtën periudhë, norma e kancerit tek njerëzit e moshave 20-84 u rrit pak tek meshkujt dhe qëndroi e njëjtë tek femrat.

Kishte një rritje të dukshme të normës së kancerit tek meshkujt, por kjo rritje filloi pesë vite para se celularët të arrinin në Australi, thanë hulumtuesit.

Autori i studimit, Profesori Simon Chapman nga Universiteti i Sidnejit, tha se valët që i lëshojnë celularët nuk e dëmtojnë ADN-në dhe gjetjet e tij e bëjnë atë edhe më të bindur se pajisjet nuk shkaktojnë kancer.

Ai ka përshkruar studimin e tij në detaje në “The Conversation”, në të cilin thotë se nuk kishte rritje të kancerit në tru përgjatë 29 viteve studim, pavarësisht rritjes së përdorimit të celularëve. /tesheshi.com/

 

Related posts