Auto Dak
Auto Dak

Lidhja Demokratike e Kosovës shpalos planet për rrëzimin e qeverisë

Deputetët e partisë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, po përpiqen të mbledhin votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt përmes një mocioni.

Ndërkohë, deputetët e Lidhjes Demokratike tashmë kanë filluar takimin në selinë e partisë, me dyer të mbyllura.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka sqaruar mocionin që kjo parti do të bëjë, si dhe për takimin që deputetët e kësaj partie po zhvillojnë me të parin e partisë Isa Mustafa.

“Tashmë i kemi 57 nënshkrime të cilat janë mbledhur me herët. Për hapat e mëtejmë jemi në koordinim e sipër dhe sot do të deklarohemi lidhur me takimin e grupit parlamentar”, ka thënë Osmani në një deklaratë për media.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa qysh javën e kaluar ka njoftuar se do të nisin një mocion të mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj, dhe se për ketë do të diskutojë edhe me dy partitë opozitare, Vetëvendosjen dhe Partinë Socialdemokrate.

Me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, Mustafa është takuar gjatë javës së kaluar, ku pas takimit ata janë shprehur njëzëri pro rrëzimit të qeverisë përmes marrjes së veprimeve të përbashkëta. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts