728 x 90 Leaderboard

Lideri çeçen, një C-Clas dhuratë për fenomenin 5-vjeçar të ushtrimeve gjimnastikore (video)

Emri i Rahim Kurievit, 5-vjeçarit çeçen është i njohur në Rusi si një fenomen moshe më ushtrime të ndryshme gjimnastikore, veçanërisht në pompa. Së fundi, ai bëri 4105 sosh në dy orë dhe 26 minuta.

Thuhet se Rahimi mund të bënte dhe më shumë, por babai i tij e ndaloi. Një tjetër detaj interesant: mjekët kanë gjetur se një numër i madh pompash që ai bën nuk janë të dëmshme. Dhe vërtet, ai shfaqet në një gjendje të shkëlqyer fizike dhe shëndetësore.

Dhe sigurisht, fenomenti Rahim Kuriev nuk mund të mos vihet re nga lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, një i dashuruar i madh i arteve marciale dhe aktivitete fizike.

Ai vendosi të shpërblejë Rahimin dhe babanë e tij duke iu dorëzuar atyre çelësat e një Mercedes C-Class të ri.

Ja çfarë është në gjendje të bëjë Rahim Kuriev:

Related posts