Auto Dak
Auto Dak

Libia e përgjakur post-Gaddaf, një sulm ndaj Tripolit vrau 35 mercenarë rusë

Një sulm ajror në kryeqytetin libian Tripoli vrau të paktën 35 mercenarë rusë.

Është gazeta franceze Le Point ajo që raporton se sulmi u krye në fund të muajit të kaluar dhe ka të bëjë me mercenarët rusë që luftojnë në anën e forcave të Libisë Lindore, besnike ndaj komandantit Khalifa Haftar.

I njëjti burim raporton se të vrarët ishin anëtarë të një grupit Wagner, të themeluar nga një mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Forcat e Unitetit Kombëtar të njohura ndërkombëtarisht në Libi, më herët thanë se kishin vrarë të paktën tetë mercenarë rusë në një sulm ajror në 27 shtator.

Ministri i Brendshëm libian, Fathi Bshaga tha muajin e kaluar se Emiratet e Bashkuara Arabe mbështetën forcat Haftar duke përdorur mercenarë rusë dhe sudanezë.

Forcat e Haftarit kanë sulmuar Tripolin që nga prilli, me më shumë se një mijë të vrarë dhe 5,500 të plagosur në përleshjet në kryeqytetin libian deri më tani.

Libia vijon të jetë skena e një krize të thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011, kohë kur u vra Muammar Gaddafi.

Që atëherë, ka pasur qeveri paralele me seli në Tripoli dhe Tobruk, të cilat kanë parlamente dhe forca të armatosura. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts