Lexuesi i poezisë fyese ndaj Erdoganit do të hetohet në Gjermani për shkelje të ligjit

Kancelarja gjemane e quajti “qëllimisht fyese” poezinë e lexuar për presidentin turk në kanalin televiziv gjerman ZDF. Vetë televizioni po ashtu kërkoi ndjesë e nuk e ritransmetoi programin. Por historia nuk mbaron me kaq, ndërsa lexuesi i poezisë mund të vuajë pasojat ligjore të veprimit të tij.

Autoritetet hetimore gjermane po shohin nëse poezia e lexuar ishte në shkelje të ligjit që i ndalon  fyerjet ndaj organeve apo përfaqësuesve të shteteve të huaja.

Eshtë konfirmuar tashmë se po hetohet nëse komediani Jan Böhmermann ka shkelur ligjin duke lexuar një poezi shpifëse për Erdoganin.

“Zyra e prokurorit ka marrë 20 ankesa nga individë. Ankesat e marra dhe ato që po vijnë do të mblidhen dhe do të trajtohen brenda hetimit,” ka deklaruar prokurorja e përgjithshme e Mainzit, Andrea Keller.

ZDF-së do t’i kërkohet nga organet e prokurorisë dorëzimi i regjistrimit të leximit të poezisë, por nga vetë kanali u njoftua se nuk ishin kontaktuar për hetimin.

Kanali gjerman do të pranonte ditë më parë se satira ndaj presidentit turk kishte kaluar në shpifje. /tesheshi.com/

 

Related posts