Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“LEXO!”/ Mbretëria e pavdekshme e çastit

Shënime për novelën “Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje” e Stefan Cvajg

Nga Agim Baçi

Nëse ndonjë çast keni vepruar jashtë karakterit tuaj, jashtë të përditshmes dhe maturisë suaj, jashtë parashikimeve dhe dyshimeve tuaja, e që më pas ju është dashur shumë kohë par ta kuptuar atë çast – duhet të kaloni nga përshkrimt e Stefan Cvajgut. Thuajse në çdo tregim apo novelë ka detaje të cilat e nxjerrin fytyrën e njeriut nga errësira për ta ekspozuar në dritën e përshkrimit. Ky piktor i detajeve më të fshehta, i labirintheve më të errëta të shpirtit e të mendjes, ka mundur të ndërtojë pyetje të cilat kanë gjithnjë nevojë për kohë dhe përvojë, për të nisur të marrin disa përgjigje, siç ndodh me heroinën tonë tek “Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje”.

Por cila forcë na shtyn të mos ndalemi edhe kur e dimë se po kalojmë kufirin e së menduarës sonë të zakonshme, e sjelljeve të kuptueshme, e së folurës normale?  Cvajgu hyn si një balancues për të kuptuar sadopak këtë “humbje drejtpeshimi”, që shpesh zbulon tek ne apo te tjetri përballë një fytyrë, shikim, lëkurë e lëvizje krejt të ndryshme nga ajo që kemi mundur apo kanë mundur të mbajnë për një kohë të gjatë, për vite e vite. Gjithçka në prozën e Cvajgut vjen e ngjitet nga lëvizja më e vogël e deri tek ajo që na shtang, që na krijon një imazh tjetër të gjithë asaj që mund të shohim pas një mendimi tjetër që na vjen pas troktijes ndryshe të tik- takeve të zemrës.

Po më në fund, nuk durova dot më: duhej të shikoja njeriun, duhej të shikoja fytyrën së cilës i përkisnin këto duar të mrekullueshme, dhe tërë frikë, – po, vërtet tërë frikë, sepse u trembesha atyre duarve! – vështrimi im u ngjit ngadalë lart mbi mëngë, lart mbi supet e ngushta. Dhe përsëri u mahnita, sepse ajo fytyrë fliste po atë gjuhë të zjarrtë, të shfrnuar, fantastike që flisnin edhe duart, kishte të njëjtën shprehje ashpërsie të tmerrshme së bashku me një të bukur nazike, pothuasje femërore. S’kisha parë kurrë të tillë fytyrë, aq të humbur, aq të hutuar, dhe nisa të vëreja me ëndje të madhe, si një maskë, si një statujë pas sy… Kurrë, po e përsëris, s’kisha parë fytyrë kaq interesante, kaq joshëse. Ishte nazike, delikate, pak si e hequr dhe kjo e bënte kaq shprehëse…” (Stefan Cvajg, “Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje”, Argeta-LMG, përkthim nga E. Fico)

Eshtë një përshkrim që krijon gjithë pikturimin e duhur të çasteve, bashkuar me ngjyrat e ndjesive më të holla, ku është e pamundesh të qëndrosh spektator pa bërë edhe ti, të njëjtën pyetje si autori, e  cila i ofrohet çdo lexuesi si një ftesë intime. E lidhur edhe me stilin që Cvajku ka zgjedhur, ku gjithnjë është dikush që ai ia beson rrëfimin, lexuesi duket edhe më afër asaj që i duhet të dëgjojë. Eshtë thuajse si një parashikim i lexuesit të përjetshëm, që do të ketë nevojë të dëgjojë dhe ta dëgjojnë.

A mund të shpjegohet vallë pse hidhet në ujë një njeri që s’di të notojë duke dashur të shpëtojë një tjetër? Na rrëmben në mënyrë fatale, na shtyn një fuqi urdhëruese përpara se të kemi kohë të kuptojmë guximin e çmendur të veprimit tonë”. (“Njëzet e katër orë nga jeta e një gruaje”. Përkthim nga E. Fico)

Dhe atëherë kur ndalesh e mediton pakëz, kupton se është fuqia e brendshme e njeriut që kërkon t’i japë kuptim hapit të vet. Misis K. ndërton përmes rrëfimit një tunel në kohë, një tunel kohor, ndryshe nga çastet e tjera të tjetës. Eshtë koha që vlen, është koha që krijon më pas pushtet mbi gjithë çastet e jetës. A nuk ndodh që një veprim, një lëvizje, një vendim i momentit të ketë më pas gjithë peshën e lëvizjeve? A nuk është ai çast koha e vetme që mbetet, ndërkohë që të gjitha sekondat e mëpastajme janë skllevër të  atij moment, të atij vendimi, të asaj rrahjeje zemre? Pikërisht këtu Cvajgu ndërton perandorinë e tij përshkruese, me një vallëzim fjalësh që të mbetet në mendje, duke qëndruar thuajse si një pikturë ku vetëm i shtohen ngjyrat.

Rrëfimi i Miss K. 24 vite më vonë, për një natë të vetme, të paparishikuar, të pamenduar se mund t’i ndodhte, është një pyetje e intime ndaj kujtdo, pasi ka lexuar germën e fundit të novelës: A e dimë vërtet se cilët jemi, se çfarë mund të bëjmë në një çast në jetën tonë se çfarë mund të shënojë ai çast për gjithë pjesën e mbetur “me sy hapur”? Dhe jo vetëm dashuria, por edhe kujtimi i saj për të, janë forca të pandalshme, që shpesh, i japin ngjyrë çdo kohe brenda nesh për një jetë të tërë pavarësisht sa zgjat. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts