728 x 90 Leaderboard

Lëvzja e bujshme e “Dorezës së Artë”: Courtois lë Chelsea-n për Realin

Saga mbi kalimin e portierit të njohur belg nga Chelsea te kampionët evropianë të Real Madridit, duket se ka përfunduar.

Transferimi i Thibaut Courtois, “Doreza e Artë” e Kampionatit Botëror në Rusi, nga Chelsea në Real Madrid është një çështje kohe, raportojnë mediat britanike.

Courtois u kthye nga një festë dhe u bashkua me skuadrën e Chelsea-it, por ai i tha klubit se dëshironte të largohej dhe se për gjithçka kishte rënë dakord me klubin mbretëror madrilen.

Chelsea u pajtua se kishte humbur një nga portierët më të mirë në botë, pasi Courtois hyri në vitin e fundit të kontratës, duke thënë se nuk ka ndërmend ta zgjerojë atë.

Duket se tashmë ekziston dhe një marrëveshje mes Realit e Chelsea-it mbi shumën e kompensimit. /tesheshi.com/

Related posts