Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Letrat kërcënuese në dy xhami në Gjermani

Të paktën dy xhami në rajonin Hesse të Gjermanisë kanë marrë letra kërcënuese këtë javë, thanë të premten përfaqësuesit e komunitetit lokal musliman.

Neo-nazistët e dyshuar dërguan letra kërcënuese për xhamitë në qytetin e vogël Fuerth dhe rrethin e afërt Wahlen, i tha Salih Ozkan, një përfaqësues i grupit ombrellë turko-muslimanë DITIB, për mediat lokale.

Siç tha ai, letrat përmbajnë kërcënime dhune ndaj muslimanëve, dhe ato u nënshkruan nga një grup që e quajti veten “NSE 2020”.

Ai i bëri thirrje policisë që të zhvillojë një hetim serioz dhe të sigurojë mbrojtje më të madhe për xhamitë.

Nuk ishte e qartë menjëherë nëse kërcënimet ishin të lidhura me rrjetin neo-nazist “NSU 2.0”, i cili ka dërguar qindra kërcënime me vdekje për muslimanët dhe emigrantët në dy vitet e fundit.

Autoritetet gjermane arrestuan një oficer në pension të policisë dhe gruan e tij në korrik me dyshimin se kishin shkruar dhe dërguar letra kërcënuese.

Nënshkrimi “NSU 2.0” i referohej organizatës së ekstremit të djathtë neo-naziste National Socialist Underground (NSU).

Anëtarët e grupit vranë dhjetë qytetarë midis 2000 dhe 2007, duke përfshirë tetë turq dhe një emigrant grek.

Megjithëse zbulimet e fundit kanë treguar që agjensia e brendshme e inteligjencës gjermane kishte dhjetëra informatorë që kishin kontakte me të dyshuarit e NSU, zyrtarët këmbëngulën që ata nuk kishin informacione paraprake në lidhje me qelizën terroriste të NSU dhe vrasjet. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts