728 x 90 Leaderboard

Letra e prokurorit nga Kosova që iku në Amerikë: “pse”-të që duhen zbardhur…

Nga Blendi Gashi

15 gushti i 2018 u quajt si “ditë e keqe”, për drejtësinë kosovare nga ambasadorë, avokatë e përfaqësues të shoqërisë civile pas lajmit për ikjen në Amerikë të tashmë ish-prokurorit Special, Elez Blakaj, për siç u raportua për shkak të presioneve dhe kërcënimeve pas hetimit të listave të veteranëve.

Ndërkombëtarët e vendorë, njëzëri kërkuan hetimin e shkaqeve të largimit të prokurorit, pra nëse ai është kërcënuar dhe shteti nuk i ka ofruar mbrojtjen e duhur apo për tjetër arsye.

Pas “tërmetit” që shkakoi prokurori Blakaj u bë i “gjallë” një ditë pas duke hedhur poshtë raportimet e shumta se ai iku në SHBA për arsye se hetonte krerë të lartë të politikës për dallavere me listat e veteranëve, si ish-ministrin e ish-deputetin Agim Çeku, ministrin aktual të Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj e figura tjera të larta.

Blakaj u ka dërguar kolegëve të tij të Prokurorisë një letër lamtumirëse por nuk ka përmendur kurrfarë kërcënimi dhe presioni, por ka thënë se tash e tutje karrierën e tij do ta vazhdojë kryesisht janë vendit, pa dhënë detaje më të hollësishme.

Blakaj më tej konfirmon konfirmon ngritjen e aktakuzës në rastin e veteranëve të UÇK-së.

“Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kemi bashkëpunuar gjatë tërë këtyre viteve, duke vlerësuar lartë ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe zyrtarëve ligjorë. Se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi, në veçanti vlen të ceket bashkëpunimi dhe ndihma e palodhshme e disa prej kolegëve në 10 muajt e fundit, në njërin nga rastet më voluminoze dhe komplekse i quajtur si ‘Rasti i Veteranëve’, për të cilin rast nga 11 Korriku 2018, aktakuzën ia kam përcjell Kryeprokurorit Millaku”, shkruan Blakaj në letrën e tij.

Përmes këtij deklarimi Blakaj demanton kryeprokurorin e Speciales, Reshat Millaku i cili të premten mphoi të jetë ngritu aktakuzë duke thënë se “rasti i veteranëve” ende gjendet në fazën e hetimeve.

 “Jo jo, hetimet janë ende… S’ka aktakuzë, hetimet janë ende”, deklaroi Kryeprokurori Millaku për “Betimi për Drejtësi”.

Këto deklarime “pro et contra” tregojnë se ikja e prokurorit lidhet me “rastin e veteranëve” sado që ai nuk e pranon.

Ndërkaq pikëpyetjet mbesin: pra nëse është ngritur apo aktakuzë për “rastin e veteranëve”, a ka kërkuar Blakaj mbrojtje nga shteti, a u largua pasi e la shteti në baltë? A ka një dakordim mes Blakajt e shtetit që largimi i tij të paraqitet i vullnetshëm që mos të pranohen kërcënimet e presionet eventuale?, nëse është kërcënuar, a e bën këtë të “fortit” e politikës që fryen listat e veteranëve?

Ndërsa këto pyetje mbesin pa përgjigje por dhe shumë të tjera, zhurma rreth largimit të prokurorit do të vazhdojë, pra enigma do mbetet nëse ai u largua për me dëshirë apo pasi u kërcënua. /tesheshi.com/

Related posts