Letra e nënës drejtuar doktorit që thoshte se duhej hequr fëmija me Sindromin Down

Courtney Baker iu desh më shumë se një vit për ta shkruar një letër që kishte menduar t’ia dërgonte gjinekologut të saj, i cili e rekomandoi ta abortonte foshnjën që ishte me Sindromin Down.

Por më në fund ia doli. Me ndihmën e vajzës së saj 15-muajshe, ajo përfundimisht e hodhi letrën në postë dhe ia dërgoi mjekut që zbuloi diagnozën prenatale të vajzës.

Më pas ajo e ndau letrën me të gjithë përmes Facebook-ut, duke marrë mbështetje të panumërta.

Mjeku, i cili i sugjeroi që ajo të ndërpresë shtatzëninë e saj edhe pasi ajo refuzoi, nuk është identifikuar, por megjithatë po kritikohet për pikëpamjet e tij lidhur me abortin e fëmijëve me ngecje në zhvillim.

Letra:

I dashur doktor,

Unë kam ardhur tek ju gjatë periudhës më të vështirë të jetës sime. Isha e tmerruar, e shqetësuar, e zhgënjyer.

Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort.

Ju na pyetët në qoftë se ishim të vetëdijshëm se vajza jonë me do të ulte cilësinë e jetës sonë.

Na sugjeruat që të rishqyrtojmë vendimin tonë për të vazhduar shtatzëninë. Periudha më e vështirë e jetës sime, për shkak se ju nuk e thatë kurrë të vërtetën. Vajza ime e vogël ishte e përsosur.

Unë nuk jam e zemëruar, por jam vetëm e trishtuar. Unë jam e trishtuar sepse e keni tmerrësisht  gabim kur thoni se fëmija me sindromin Down mund të përkeqësojë cilësinë e jetës suaj.

Dhe unë e kam zemrën të thyer në mendimin që ju mund t’ia thoni edhe sot një nëne. Por më së shumti unë jam e trishtuar për faktin se ju kurrë nuk do të keni privilegjin të dini për vajzën time, Emersyn.

Sepse Emersyn jo vetëm përmirësoi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo na dha një vendosmëri dhe gëzimin që janë të pamundura për t’u përshkruar.

Ajo na dha buzëqeshjet më të mëdha, të qeshura, puthjet më të ëmbla që kam marrë ndonjëherë. Ajo ka hapur sytë e mi për bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.

Lutja ime është kur të shihni fëmijë të tjerë me Sindromin Down strukur në barkun e nënës më mbaj mend mua dhe thoni: “Fëmija juaj është absolutisht e përsosur.” /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts