728 x 90 Leaderboard

Letra e Llallës në Kongres, ambasadori Lu: kërkesa për arrestimin e Metës, gënjeshtër!

Ambasadori amerikan Donald Lu e ka quajtur një gënjeshtër pretendimin e ish-kryeprokurorit Llalla, sipas së cilit, nga kryediplomati amerikan në Tiranë i është kërkuar arrestimi i Metës, atë kohë kryetar Kuvendi.

Kjo është bërë e ditur nga një letër e publikuar së fundi, ku Llalla i ankohet Kongresit amerikan. Ndër të tjera është dhe detaji për Metën.

“Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”, ka qenë reagimi i Lu-së.

Sërish me një gjuhë të ashpër, ambasadori amerikan thotë se “ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara”. /tesheshi.com/

 

 

Related posts