Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

LETËRKËMBIMI/ Kur Qazim Mulleti e Xhevat Korça merakoseshin për të rinjtë komunistë: s’duhen lënë në burg!

Dy prej personazheve më të anatemuar gjatë regjimit komunist, Qazim Mulleti dhe Xhevat Korça, i parë prefekt i Tiranës dhe i dyti ministër i Arsimit në vitin 1941-1943, siç dëshmojnë dokumentet arkivore të kësaj periudhe, jo vetëm nuk ishin ashtu siç regjimi i portretizoi padrejtësisht për afro gjysëm shekulli, por përkundrazi ishin patriotë e të ndjeshëm madje edhe ndaj vetë komunistëve, duke shënuar dhjetra raste që i kanë shpëtuar prej burgjeve fashiste.

Ata ishin të qartë e të bindur mbi pasojat që sillte në vendin tonë fryma komuniste që ishte përhatur sidomos gjatë viteve të luftës në Shqipëri në masë të gjerë ndër të rinjtë adoleshentë.

Por ata nuk ishin dakord që ata të rinj, ende të mitur, të mbaheshin burgjeve fashiste nën kushte të rënda e të papërshtatshme për ta.

Dokumentet që sjellim sot dëshmojnë një rast shqetësues si për ministrin e Arsimit Xhevat Korça, ashtu edhe për prefektin e Tiranës Qazim Mulletin. Të dy i drejtohen ministrit të Brendshëm që të ndërhyjë për t’i nxjerrë nga burgu  afro 30 të mitur të arrestuar pas demonstratve antifashiste në Durrës, të cilët mbaheshin në burg në kushte të rënda.

Qazim Mulleti shkruan: “.. në burgun e këtushëm janë sjellë nga Durrësi  30 e ca persona si demonstrues, ndër të cilët gjenden edhe disa djem në moshë të vogël. Mbasi nuk kemi asnjë njoftim mbi pozitën e tyne dhe se ku qëndron randsia e fajit e pse mbahen në kte burg. lutemi të na skjarohet çështja pse po shofim  që të vegjlit për të cilët po bajmë fjalë kanë fillue me u smurë dhe janë në gjendje të keqe.

Rilutemi të na njoftohet përfundimi

Prefekti Qazim Mulleti”

Po ashtu. në shkresën e tij edhe Xhevat Korça shkruan me shqetësim:

“Me hidhërim kemi marrë vesh se edhe studentat e mitun t’arrestuem janë dërgue në burgun e përgjithshëm. Tue marrë parasysh influencën qi ushtron  ambjenti e sidomos ndër të mitun, lutem të kini mirësinë me urdhnue, në qoftëse shihet me vend edhe prej asaj  P.T.Ministrije, që gjithë studentat e në mënyrë të veçantë  ata në moshë të mitun, të bahen në lokale të posaçme për të ruejtun në këtë mënyrë pastërtinë e tyre morale si dhe për t’mos u dhanë rasë që t’vijnë të përpjekun me element qi do t’i ushqejshin me idena ma helmonjëse, mbasi ndëshkimi ka për qëllim përmirësimin. Lutem edhe njiherë që kjo çashtje të shqyrtohet , mundësisht urgjentisht tue urdhnue gjithë zyrat përkatëse. Kishim me dishrue të dijmë veprimin e asaj  P.T.Ministrije  në lidhje me këtë çështje.

Ministri (Xhevat Korça)

Pas këtyre dy shkresave, ministri i Brendshëm e riprodhon tekstin e ministrit Korça për Drejtorinë e Policisë dhe i urdhëron të marrin masa dhe, në përgjigjen për Ministrinë e Arsimit shkruan: ” drejtoria e policisë ju ka bërë qarkore gjithë kuesturave për t’i dhanë çështjes së studentave të mitun të ndaluem ndër burgje, zgjidhjen e dëshirueme prej asaj Ministrie…”. /tesheshi.com/    

 

auto pjese dak

Related posts