Auto Dak
Auto Dak

Legjionarët: lojtarët shqiptarë shënojnë në kampionatet europiane, shkëlqejnë mesfushorët

Shkëlqimi i fundjavës ka shoqëruar edhe në ndeshjet e tjera lojtarët e përfaqësueses shqiptare. Herolind Shala dhe Jurgen Gjasula kanë vazhduar me formën e mirë të tyre duke mos iu ndarë golave. Shala ka shënuar sërish për skuadrën e tij Slovan Liberec dhe gjithashtu ka provokuar një penalti të cilën në gol e shndërroi sulmuesi çek Rabusic. Afër golit ka qëndruar edhe Jurgen Gjasula, i cili ka gjetur sërish rrugën drejt portës, pasi ka realizuar në fitoren e Greuther Furth ndaj Paderbornit (3-0).
3897d94c67d8948f0e946871aa513e5b_L
Njëri shkëlqeu me gol, ndërsa tjetri skuqet sërish. Fjala është për dy vëllezërit Granit dhe Taulant Xhaka. Graniti ka realizuar golin e parë të sezonit me skuadrën e tij Borusia Monchengladbach e cila ka marrë fitoren e parë të sezonit përballe Augsburgut. Ndërkohë, Taulanti, mesufshori i përfaqësueses shqiptare është ndëshkuar sërish me karton të kuq. Në derbin e humbur ndaj rivalit Young Boys, futbollisti nuk ruajti nervat në fundin e ndeshjes dhe u “skuq” për të dytën herë këtë sezon.

Andi Lila u prit me ovacione në rikthimin e tij tek skuadra greke Pas Giannina, kur hyri në lojë në minutën e 53-të, si zëvendësues. Lila rikthehet në kampionatin grek sërish pas një aventure jo fort të këndshme tek skuadra italiane Parma që u largua nga Serie A.d0adcf7495308b55ca78a254bb066d92_L

Mbrojtësi tjetër i krahut të djathtë Elseid Hysaj ka qenë me kohë të në barazimin e Napolit në udhëtim tek skuadra e fundit në tabelë Carpi. Hysaj që u transferua nga Empoli po tregon formë të qëndrueshme në këtë fillim sezoni në Serie A, duke qenë i rregullt në formacionin bazë të napolitanëve.

Ndërkohë, reparti i sulmit kuq e zi ka formë të luhatshme këtë edicion. Shkëlzen Gashi golashënuesi më i mirë në kampionatin zvicerian ka harruar aromën e golit këtë fillim sezoni. Por, ai që po shënon është heroi i “shqiponjave” në Portugali, Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran ka realizuar gol në Kupën e Kroacisë, në fitoren e thellë të Rijekas ndaj Bednjas (10-0). /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts