Auto Dak
Auto Dak

Legjionarët: Debutim ëndrrash për Celinën dhe Sadikun

Bersant Celina pati një paraqitje fantastike në debutimin tek skuadra e Manchester City-t, duke dhuruar një asistim në fundin e ndeshjes për Aguero-n, në humbjen e citizens ndaj liderit Leicester City, (1-3).

Talenti kosovar, i cili luan dhe me përfaqësuesen e tij, u aktivizua në minutën e 77 të takimit, në vend të mesfushorit David Silva. Për 19-vjeçarin kjo ishte ndeshja e parë e zhvilluar në Premier Ligë. Gjatë këtij sezoni sulmuesi nga Prizreni ka luajtur dhe dy ndeshje të tjera në Kupë me ekipin e parë.

Debutim ëndrrash edhe për Armando Sadikun, i cili realizoi dy gola në ndeshjen e tij të parë me Vaduzin, që këtë fundjavë triumfoi në udhëtim ndaj Luganos, (2-5). Sulmuesi elbasanas ka qenë një ndër lojtarët që ka udhëhequr skuadrën e vendit të fundit për të lënë pas atë vend në renditje. Sadiku realizoi në minutat ’45 dhe ’60, golin e dytë dhe të tretë për ekipin e tij thuajse identike duke u treguar i saktë përballë portierit kundërshtar si dhe asistoi në dy të fundit.

Një tjetër protagonist i kësaj jave ishte edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, i cili ka qenë vendimtar që skuadra e tij Basaksehir të marrë  një pikë në udhëtim tek Bursaspor, (3-3). Bomberi i kuqezinjve ka realizuar dy gola të mrekullueshëm, duke e çuar kështu në 11 kuotën e rrjetave të realizuara këtë sezon.

Taulant Xhaka fiton derbin e shqiptarëve ndaj Jahmir Hykës. Xhaka ka luajtur përgjatë 90 minutave, me Baselin, ndërkohë që mesfushori i Luzernës është aktivizuar pas minutës së 65-të.

Në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit helvet, Zyrihu është mundur nga Sion, në një ndeshje ku Burim Kukeli nuk ka qenë as i grumbulluar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts