728 x 90 Leaderboard

Legjenda rikthehet në shtëpi: Paolo Maldini përsëri te Milan

Mund të thuhet se legjenda më e madhe e Milanit, Paolo Maldini është rikthyer në shtëpi. Ish-mbrojtësi fantastik italian është emëruar drejtori i ri i klubit.

“Një epokë e re e Milanit po vjen me ardhjen e Paolo Maldini i cili u bë drejtor i ri i zhvillimit strategjik të pjesës sportive të klubit. Paolo është një legjendë e gjallë në historinë e klubit, në sajë të klasit të jashtëzakonshëm, talentit, përkushtimit dhe arritjeve që nuk mund të krahasohen. Këto cilësi do të jetë vendimtare te Milani, në vendin ku klubi meriton të jetë”, tha AC Milan.

Maldini nuk ka luajtur kurrë për një klub tjetër. Ai pati 902 paraqitje për klubin nga viti 1984 deri në vitin 2009 dhe fitoi shtatë tituj kampionë italianë, pesë tituj kampionësh Evrope, dhe ka luajtur 127 ndeshje me ekipin kombëtar. /tesheshi.com/

 

 

Related posts