728 x 90 Leaderboard

Lë këtë botë Thorvald Stoltenberg, babai i kreut të NATO-s dhe ish-i dërguari OKB-së për Jugosllavinë

Ka lënë këtë botë Thorvald Stoltenberg, ish-i dërguari i posaçëm i OKB-së për Jugosllavinë

Ishte familja e tij që njoftoi se Stoltenberg vdiq paqësisht, i rrethuar nga të afërmit, pas një sëmundjeje të shkurtër.

Ai pati një karrierë të gjatë politike e diplomatike bashkë; ishte Ministër i Mbrojtjes nga viti 1979 deri në 1981-in, dhe pastaj dy herë ministër i Punëve të Jashtme.

Ai punoi si diplomat për shumë vite dhe ishte Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për ish-Jugosllavinë.

Pas largimit nga politika, ai shërbeu si President i Kryqit të Kuq Norvegjez nga viti 1999 deri në vitin 2008.

Thorval Stoltenberg është njëherësh babai i Jens Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë dhe aktualisht sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ditë më parë ndërroi jetë Peter Carrington, anëtar i fundit i gjallë i qeverisë së pasluftës në drejtimin e Churchill-it dhe formulues i një plani për shpëtimin e ish-Jugosllavisë, të njohur si “Plani Carrington”, por që nuk u pranua nga serbët dhe nën presionin e Beogradit edhe nga Mali i Zi. /tesheshi.com/

Related posts