Le këtë botë Mërkur Bozgo, ja roli dhe batutat më pikante

Aktori i teatrit dhe i kinemasë shqiptare, Merkur Bozgo, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ndër rolet më të fundit që luajti, ishte ai i Xha Rakos te “Komuna e Parisit”, një telekomedi me seri e Digitalb, atë të një ish-të përndjekuri politik që nuk ndante dot realietin nga fantazia.

Po ashtu ndër dhjetra role të tij, veçohet ai i Koçit tek “Tela për violinë”, ku i kërkoi Muços të fuste në shkollë të lartë Andon Kozma Ledhin. “Po edhe po s’pati (talent), shtyje aty se nuk u bë qameti. Kur të mbarrojë shkollën atje me shokët do jetë. Kur i bijnë 20 veta fiju-fiju, merret vesh kush e bëri gabimin, unë a ti, hë…”   

Kështu pra, dhimbshurisht por pashmangshmërisht, shuhet dhe një tjetër jetë artistike nga ai brez i trashëguar nga komunizmi të cilat përbënë një shkollë interpretative të pakrahasueshme. /tesheshi.com/