728 x 90 Leaderboard

LDK: Statuti i Asociacionit të jetë vetëm sipas Kushtetutës, ndryshe i papranueshëm

Shefi i grupit parlamentari të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Haradinaj për pakujdesi ndaj përgatitjes së draft statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria do të duhej të ishte e involvuar në përgatitjen e draftit të statutit të asociacionit, e jo të kundërshtojë tash sikur ky draft të ishte përgatitur nga dikush i huaj. Lenja e këtij procesi pas dore e ka sjellë këtë situate. Kryeministri deklaronte me krenari se nuk e ka hapur fare dosjen e statutit të asociacionit. Tash ballafaqohet me probleme. Statuti vetëm sipas opinionit të Gjykatës Kushtetuese, çdo devijim është antikushtetues dhe i papranueshëm”, shkruan Hoti në Facebook.

Kujtojmë se ekipi menaxhues përmes një kumtese ka deklaruar se statuti i Asociacionit do i dërgohet veç Brukselit, kurse qeverisë do t’ia dorëzojnë vetëm një raport të punës. /tesheshi.com/

Related posts