Lavrov: ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane? Ç’janë këto llomotitje…

Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov i ka cilësuar si “llomotitje” akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet amerikane. Reagimi i tij erdhi pas shpalljes fajtor të 13 rusëve si të dyshuar për ndërhyrje në presidencialet e fundit ku fitues doli Trump.

“Për aq kohë sa nuk ka fakte, gjithçka është mashtrim”, theksoi Sergei Lavrov.

Ai argumentoi se zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence dhe një zyrtar i departamentit amerikan për Sigurinë e brendshme kishin garantuar se asnjë vend nuk kishte influencuar në rezultatin e zgjedhjeve amerikane. /tesheshi.com/

Related posts