Lamtumirë “Xhamajka”! Qeveri pakice apo zgjedhje të reja në Gjermani?

Ndërsa bisedimet për bashkëqeverisje në Gjermani tërhiqeshin zvarrë të dielën në mbrëmje, kishte zëra që flisnin se palët po afroheshin drejt dakordësimit.

Pas katër javësh, kristian-demokratët e CDU-së, social-kristianët bavarezë dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit, sikundër edhe të Gjelbrit kishin kapërcyer dy afate fundore, të vendosura nga ata vetë.

Tani, ndoshta, mund të ishin afër një marrëveshjeje. Por jo shumë pas mesnate çdo gjë ndryshoi. Me pjesën tjetër të partisë në mbështetje, Christian Lindner i Demokratëve të Lirë u shfaq pa paralajmërim përpara sallës së takimit dhe njoftoi se ai po dilte nga bisedimet.

Ai fajësoi mungesën e “vizionit të përbashkët për modernizimin e vendit” dhe “besimit të përbashkët” për një qeveri Xamajka. Sipas tij, ishte e pamundur të siguroheshin “ndryshimet” që votuesit e FDP-së kërkonin në fusha të tilla si ekonomia, taksimi dhe migracioni. “Eshtë më mirë të mos qeverisësh, sesa të keqqeverisësh”, tha Lindner.

Ndërsa sekretarja e përgjithshme e partisë, i karakterizoi bisedimet si “pa marrëveshje për Soli (taksa e solidaritetit që financon lindjen ish-komuniste) apo arsimin federal si dhe për rregullimin e emigracionit proporcional. Në vend të këtyre, sipas saj, vetëm politika ideologjike që do ta ç’industrializojnë Gjermaninë”.

Këto deklarata u pritën me tronditje mes kristian-demokratëve, CSU-së dhe të Gjelbërve. Negociatorët me fytyra të zbehta pritën sesi do të reagonte Merkel ndaj këtij lajmi.

E vetëpërmbajtur si gjithmonë, kancelarja shprehu keqardhjen për vendimin e Demokratëve të Lirë dhe këmbënguli se ishte e mundshme një marrëveshje funksionale.

Ajo vuri në dukje se partia e saj do të veprojnë në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme në favor të interesit kombëtar: një kunj për Lindner e për kolegët e tjerë të CSU dhe të Gjelbërve dhe e artikuluar me më shumë shije sesa nga Marco Wanderëitz, i cili i kishte cilësuar “një tufë narcistësh të papërgjegjshmëm”.

Çfarë ndodh tani? Merkel do takojë presidentin federal të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, për të diskutuar hapat e ardhshëm. Demokratët e Lirë mund të kthehen në bisedime nëse marrin koncensione, por kjo nuk duket e mundur. Gjuha e Lindner dukej qartësisht në favor të një vendimi final. Dhe të Gjelbrit kanë deklaruar se kishin arritur tavanin “e dhimbshëm” dhe se nuk zmbrapseshin më asnjë centimetër.

Mundësia e dytë është ajo e një “koalicioni të ri të madh”, një rimartesë CDU/CSU dhe socialdemokratët e qendrës së majtë, që së bashku përbëjnë një shumicë funksionale në Bundestag. Por socialdemokratët nuk duken të gatshëm, pasi kanë humbur shumë nga veçoritë e tyre në koalicion dhe shumë vota në elektorat. Liderët dhe aktivistët e tyre druhen se bashkimi me Merkel do u bëjë akoma edhe më shumë dëm. Ndoshta, Merkel, media dhe partnerët europianë të Gjermanisë mund t’ua mbushin mendjen. Mirëpo pas rezultatit elektoral më të keq në historinë e pas-luftës, ata me gjasa do të refuzojnë.

Në mungesë të një qeverie të fortë të shumicës, Merkel mund të formojë një të pakicës, duke formuar shumica votim pas votimi në Bundestag. Më e mundshme është qeverisja me të Gjelbrit, pavarësisht se u mungojnë 42 vota nga shumica në parlament. Palët kanë fjalë të mira për njëra-tjetrën. Por qeveri të tilla janë të huaja për mënyrën e qëndrueshme dhe afatgjatë me të cilën qeveriset shteti gjerman dhe stilit të lidershipit të Merkelit. Sesa mund të zgjaste një koalicion i tillë mbetet e paqartë.

Këto refuzime sjellin në skenë opcionin e katërt, më dramatic prej të gjithëve: zgjedhjet e reja. Rruga nuk është aq e thjeshtë sa duket. Në kundërshtim me parlamentet e disa vendeve europiane, Bundestagu nuk mund të vetë-shkrihet, një trashëgimi kjo e periudhës së paqëndrueshmërisë së republikës së Vajmarit dhe, pasi Merkel nuk është votuar ende si kancelare, ajo nuk mund të thërrasë një mocion votëbesimi. Në vend të kësaj, Shtajnmajer mund të caktojë një kandidat të ri për detyrën e kancelares. Nëse Merkel nuk arrin të fitojë shumicë absolute në dy votime radhazi të Bundestagut, që mund të ndodhin me diferencë dyjavore, ajo do t’i drejtohet një votimi të tretë ku kërkohet shumicë e thjeshtë. Vetëm atëherë, Shtajnamajer mund të shkrijë Bundestagun duke thirrur zgjedhje të reja brenda 60 ditësh.

Mjedisi politik gjerman, përfshirë Merkelin dhe Shtajnmajerin do të përpiqet të shmangë zgjedhjet e reja. Prej tyre mund të përfitojë më shumë Alternativa për Gjermaninë, e ekstremit të djathtë ndërkohë që nuk është e sigurtë se mund të zgjidhin ngërçin e zgjedhjeve të shtatorit.

Në vitet e fundit, Gjermania është konsideruar shtyllë e qeverisjes së qëndrueshme në Europë dhe Merkeli një figurë e përhershme e peisazhit politik. (Mjaft të merret në konsideratë se kur ajo mori detyrën për herë të parë, kishte kolegë Jacques Chirac, Tony Blair dhe George W. Bush).

Fundi i epokës së Merkelit me siguri që ka nisur, por askush nuk mund ta thotë nëse bëhet fjalë për ditë, muaj apo pak vite. Ngjarjet e natës së të dielës konfirmuan Emmanuel Macron si liderin e ri më të rëndësishëm europian. Valëzat e vendimit të dyshimtë të Lindner do të udhëtojnë shumë më përtej kufijve të vendit të tij.

P.S. “Xhamajka” në këtë rast, përfaqson atë lloj koalicioni mes të pangjashmëve ideologjikisht, më saktë një përzierje e të kundërtave.   

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/