728 x 90 Leaderboard

Lamtumirë BBC? Një treshe e re sulmuese në horizont për Realin

Sezoni katastrofik i Realit të Madridit, posaçërisht në kampionatin spanjoll, po i bind dalëngadalë drejtuesit e klubit se ka ardhur koha për ndryshime.

Duke nisur nga Ronaldo, që nga i paprekshëm është kthyer në të shitshëm, aq sa tani diskutohet se ku do të shkojë sezonin tjetër, e jo në ka ndonjë mundësi për ta lënë Madridin.

Sa për Benzema-në, zhgënjimi nga ai është i dukshëm. Bale është një histori më vete me dëmtimet e tij. Treshja e njohur ndryshe si BBC ka kohë që nuk luan bashkë, dhe ngjan se nuk do ta ketë më të gjatë në “Santiago Bernabeu”.

E përditshmja sportive spanjolle “Marca” i kushton sot vendin kryesor në variantin e saj elektronik një tresheje të re sulmuese që mendohet se mund të arrijë në verë te Reali.

Listën e kryeson Neymar, si zëvendësues ideal i Ronaldo-s, sido që pranohet se blerja e tij nga PSG-ja do të jetë shumë e vështirë.    

Eden Hazard nuk ka rinovuar ende kontratën me Çelsin, dhe, sipas “Marca”-s, është lojtari më i arritshëm në treg.  

Për Benzema-në sugjerohet si zëvendësues polaku Robert Lewandowski, sulmuesi kryesor i Bajernit të Mynihut. Ai është i pëlqyer nga presidenti i madrilenëve, Florentino Perez. Problem duket se do të jetë vetëm gatishmëria e bavarezëve për të negociuar për shitjen e tij. /tesheshi.com/   

Related posts