Auto Dak
Auto Dak

Lamtumirë ‘babai’ i Sandokan, ndërron jetë Sergio Sollima

Sergio Sollima, regjisor dhe skenograf tepër i njohur ka ndërruar jetë një natë më parë në Romë të Italisë.

Ai ishte 94-vjeç, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit nga jeta të personazhit të njohur në mediat italiane dhe jo vetëm.

Lajmi për vdekjen e Sollima është bërë i ditur nga fëmijët e tij, Stefano e Samantha, të cilët saktësojnë se varrimi i tij dhe ceremonia mortore do të bëhet në “Casa del kinema” (shtëpinë e kinemasë) të premten, më 3 korrik nga ora 10:00 në 13:00.

Sergio Sollima ka qenë protagonist në seritë “Spaghetti vestern”, si dhe i dha fytyrë personazhit të Sandokanit në televizion. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts