728 x 90 Leaderboard

Arabia Saudite pranon vrasjen e gazetarit Khashoggi në konsullatën e saj në Stamboll

Arab News” i referohet një njoftimi të Saudi Press Agency (SPA), ku pranohet vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.

Lajmin e konfirmojnë dhe një shumësi mjetesh të tjera informative, mes të cilave Al Jazeera.

Arabia Saudite ka pranuar këtë të shtunë vrasjen e gazetarit, thotë njoftimi i “Arab News”-it.

“Diskutimet midis Jamal Khashoggi-t dhe atyre që ai takoi në konsullatën e mbretërisë në Stamboll… u kthyen në një përplasje me grushta, që çuan në vdekjen e tij,” ka njoftuar SPA, duke cituar prokurorin publik.

“Mbretëria shpreh keqardhjen e saj të thellë për zhvillimet e dhimbshme të ndodhura dhe shpreh angazhimin e autoriteteve në Mbretëri për t’ia sjellë faktet opinionit publik…,” thotë njoftimi i SPA-së.

Tetëmbëdhjetë janë të arrestuarit sauditë me këtë rast, ndërsa zëvendësshefi i shërbimit të fshehtë saudit është larguar nga detyra, siç është larguar dhe një këshilltar i oborrit mbretëror.

Jamal Khashoggi u zhduk më 2 tetor, ditën kur hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të mos dalë më që andej. Faktet në terren dhe një presion ndërkombëtar në rritje kanë çuar në pranimin e vrasjes së gazetarit. Mbetet ende e paditur, gjithsesi, vendndodhja e trupit të gazetarit të vrarë. /tesheshi.com/

Related posts