Lajm i mirë nga bujqësia kosovare, pas një lajmi të keq: rritje prodhimi pa serbët mbi krye

Vjen një lajm i mirë nga Kosova, dhe mu prej atij sektori ku së fundi ka patur një lajm të keq: bujqësia, e rënë në dorë të serbëve me qeverinë “Haradinaj”.

Po, ky sektor ka shënuar rritje referuar të dhënave rë publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin ‘Llogaritë Ekonomike për Bujqësi, 2016’.

Treguesit thonë se prodhimet bimore siç janë drithërat, bimët industriale, bimët foragjere, perimet dhe prodhimet e kopshtit, patatet dhe pemët kanë shënuar rritje për 17.5 për qind, krahasuar me vitin 2015 ose vlera e përgjithshme prej 412.3 milionë euro. Kjo rritje vjen me faktin se kultivimi i perimeve dhe bimëve foragjere është rritur.

Po këtë vit, prodhimtaria e grurit ka shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak, ku vlera e çmimit të prodhimit ishte 55.2 milionë euro, ndërsa në vitin 2016 kjo vlerëështë rritur për 2.90 për qind.

Rritje kanë shënuar edhe perimet e freskëta, ku vlera e çmimit të prodhimit të tyre është rritur për 15.2 milionë euro krahasuar me vitin 2016.

Po ashtu, rritje kanë shënuar edhe pemët e freskëta ku çmimi i vlerës së prodhimit është 52.1 milionë nga 40.5 milionë që ishte nëvitin paraprak.

Prodhimet blegtorale siç janë qumështi, vezët, mjalti dhe leshi i papërpunuar për këtë vit kanë shënuar rritje për 8.4 për qind me vitin paraprak. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së blegtorisë.

Sipas këtyre të dhënave, prodhimtaria e qumështit ka pësuar rënie prej 9.7 për qind në vitin 2016, ku në këtë vit në 119.8 milionë euro nga 148.7 milionë euro.

Pra, prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej janë rritur me 13.5 për qind në vitin 2016, ndërsa konsumi i ndërmjetëm ka shënuar rritje për 7.4 për qind.

Përgatiti: Shkëlzen Rrecaj –  /tesheshi.com/