Lajm i keq për ata që pëlqejnë tonin e konservuar

Sipas një studimi të fundit, toni i konservuar përmban deri në 100 herë më shumë zink sesa nivelet e lejuara dhe mund të shkaktojë dëme në zorrët e konsumatorëve.

Minerali i zinkut përdoret rëndom për të konturuar pjesën e brendshme të kutisë së konservës, për shkak të vetive të tij kundër mikrobeve. Ky lloj konturimi me zink i konservës mundëson ruajtjen e ushqimit për një kohë të gjatë.

Sipas zbulimeve të reja, zinku kullon mbi ushqimin brenda konservës dhe më pas kalon në sistemin tretës të njeriut, duke mos lejuar përthithjen e plotë të lëndëve ushqyese prej tij.

Gjithashtu, zinku i bën zorrët më të depërtueshme, çka shkakton edhe futjen e lëndëve toksike në gjak.

Marrja e zinkut përtej niveleve të lejuara mund të shoqërohet me kriza, temperaturë, të vjella dhe gjendje të fikëti. /tesheshi.com/  

Related posts