Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Lagarde-Varufakis, takim para skadimit të afatit të shlyerjes

Ministri grek i Financave, Yanis Varufakis shkoi të dielën në Uashington për të takuar me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, katër ditë para skadimit të afatit të fundit, ku Athina duhet t’i kthejë paratë e marra borxh FMN-së.

Sipas Ministrisë greke të Financave, dy funksionarët do të kenë bisedime jozyrtare lidhur me programin e reformës të qeverisë greke.

Takimi do të zhvillohet pavarësisht spekulimeve se Athina ndoshta nuk mund të jetë në gjendje t’i kthejë këstin prej 460 milionë eurosh FMN-së.

auto pjese dak

Related posts