Auto Dak
Auto Dak

Laboratori gjerman që po trishton botën: një llahtarë në testet me kafshë (Kujdes! Pamje të rënda)

Majmunët të kapur në kapsa metalike, mace dhe qen të lënë të gjakosur që më pas të ngordhin… është vetëm një pjesë e një skene të frikshme nga një laborator gjerman i toksikologjisë i lëshuar nga aktivistë për të drejtat e kafshëve.

Videoja ishte postuar nga organizatat gjermane Soko Tierschutz në bashkëpunim me Cruelty Free International, duke pretenduar se abuzimi po zhvillohet në ambientet e laboratorit në Mienenbuttel afër Hamburg – LPT (Laboratori i farmakologjisë dhe toksikologjisë).

Pamjet erdhën kur një prej aktivistëve arriti të marrë një vend pune në këtë laborator, ku ai punoi nga dhjetori i vitit 2018 deri në mars 2019. Ai pranoi se ishte dëshmitar i testeve të frikshme me qen, majmunë, mace dhe lepuj, të cilat kryheshin me porosi të kompanive në të gjithë botën.

Aktivisti thotë se kafshët po mbahen në rrethana të tmerrshme. Ai pretendon se stafi është i dhunshëm ndaj kafshëve dhe se nuk janë trajnuar aspak për të qenë të ndjeshëm ndaj tyre.

Ankesat për mbylljen e këtij laboratori po rriten në mediat sociale. Një peticion tashmë është nënshkruar nga më shumë se 40,000 njerëz. /tesheshi.com/

Linku i videos: https://youtu.be/MSmAEPD86KM

auto pjese dak

Related posts