La Liga mund të humbasë Mesin e Ronaldon vitin tjetër

Kampionati spanjoll mund të mos ketë as Messin as Ronaldon sezonin e ardhshëm. Lajmi është “hedhur” në publik nga mediat në Spanjë, të cilat shpjegojnë se portugezi i Realit të Madridit “ka bërë fjalë” me presidentin Florentino Perez dhe nuk do ta rinovojë kontratën.

Sipas këtyre zërave, Ronaldo “ndjen” se nuk është më i rëndësishëm në klub dhe kërkon largimin që verën e ardhëshme.

Pak më i ndryshëm jepet skenari për “Pleshtin” e Barcelonës. Sipas asaj që shkruhet në media, katalanasit mund të pranojnë një ofertë nga ato që të “luan mendja”, që mund të vijë si nga PSG, ashtu edhe nga Manchester City i Guardiolës.

Përpos këtyre, një “divorc”në distancë i Ronaldos nga Spanja, automatizon dhe një largim të Mesit, pasi rivalët fenomenë, nuk mendohet ta kenë mbyllur me njëri-tjetrin, konkurencën “e përjetshme”.

Megjithatë duhet pritur me durim, sepse siç ka treguar koha, këto superlajme jo rrallë përfundojnë flluska sapuni. /tesheshi.com/