728 x 90 Leaderboard

Ky është zv.kryeministri kosovar që shpenzoi më shumë karburant se shefi Haradinaj

Enver Hoxhaj është kampion në shpenzimin e karburantit, duke kaluar kryeministrin Haradinaj dhe dy zv.kryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi.

Hoxhaj, nga marrja e postit më 9 shtator e deri më 31 dhjetor 2017, ka shpenzuar 1544 euro vetëm për derivate, ndërsa Haradinaj 1313.05 litra derivate në vlerë prej 1330 euro.

“Në shtator ka shpenzuar 262 litra, në tetor ka shpenzuar 566.05 litra, në nëntor ka shpenzuar 512.03 litra dhe në muajin dhjetor 2017, ka shpenzuar 458 litra derivate. Në total ka shpenzuar 1523.08 litra derivate në vlerë prej 1544 euro”, është thënë në përgjigjet e Zyrës së Kryeministrit pas kërkesës së Telegrafit për qasje në dokumente publike.

Kurse zv. kryeministri Fatmir Limaj, nga marrja e postit e deri më 31 dhjetor ka shpenzuar karburant 1177 euro.

“Në shtator ka shpenzuar 138 litra derivate, në tetor ka shpenzuar 110 litra, në nëntor ka shpenzuar 350 litra derivate ndërkaq në dhjetor 2017 ka shpenzuar 458 litra derivate. Në total ka shpenzuar 1056 litra derivate në vlerë prej 1177 euro”, bënë të ditur Zyra e Kryeministrit.

Ndërkaq, zv.kryeministri Dardan Gashi, nga shtatori e deri në dhjetor 2017, ka shpenzuar për derivate mbi 787 euro.

“Bazuar në faturat e pranuara, këto janë shpenzimet e derivateve nga ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike: Në muajin tetor janë shpenzuar 239 litra, në vlerë 247 euro, nëntor 332 litra, 343.25 euro, dhjetor 188 litra, 197.37 euro në total ka shpenzuar 759 litra derivate”.

Ndërsa nuk dihet sa kanë shpenzuar zv.kryeministri Behgjet Pacolli dhe Dalibor Jevtiç. /tesheshi.com/


Related posts