728 x 90 Leaderboard

Ky është vendi më i pistë në shtëpinë tuaj

Në një artikull të publikuar nga BBC, thuhet se ndonëse mund të përdorni letra antibakteriale, bakteret e dëmshme mund të fillojnë të rishfaqen në sipërfaqe menjëherë pasi i keni fshirë.

Shkencëtari Michael Mosley ka bërë një eksperiment me pastrimin dhe prova e tij rezultoi se bakteret rriten në kuzhinë  vetëm një orë pas pastrimit.

Programi nxori në pah se vendet më të pista ishin rubineti e sfungjerët që shumica prej nesh i përdorin për të pastruar tenxheret dhe enët e tjera.

Edhe rubineti në tualet dhe sfungjerët që keni aty, janë po ashtu burim bakteresh.

Në fakt studimi u bazua në 22 familje dhe u zbulua se 75% e enëve ishin të kontaminuara me baktere koliforme, një familje e baktereve.

Pra, cila është mënyra më e mirë? Ju mund ta vendosni sfungjerin në zbardhues një herë në javë, ose sipas Good Housekeeping, mund ta vendosni në mikrovalë ose pjatalarëse.

Vlen të theksohet se shumica dërrmuese e baktereve dhe mikrobeve që do të gjeni në shtëpinë tuaj janë absolutisht të padëmshme./tesheshi.com/

Related posts