Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ky është vendi i parë europian që fillon lëshimin e “pasaportave COVID”

Islanda është vendi i parë që lëshon “pasaporta” në lidhje me vaksinimin, ndërkohë që anëtarët e Bashkimit Evropian nuk ndajnë të njëjtin qëndrim për këtë çështje.

Rreth 4,800 njerëz që morën të dyja dozat e vaksinës koronavirus kanë të drejtë për çertifikata dixhitale nga Islanda, e cila nisi një shërbim online për të javën e kaluar, thanë burime në Ministrinë e Shëndetësisë së këtij vendi për France-Press.

“Qëllimi është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve, në mënyrë që individët të mund t’i tregojnë kontrollit të kufirit një certifikatë vaksinimi dhe të përjashtohen nga kufizimet” në vendin në të cilin po udhëtojnë,” tha ministria.

Gjithashtu është njoftuar se certifikatat e vaksinimit që plotësojnë udhëzimet e kryedemiologut të Islandës do të jenë të vlefshme në kufirin e këtij vendi.

Ata që paraqesin një certifikatë të tillë përjashtohen nga kufizimet zyrtare të kufirit dhe për këtë arsye nuk u kërkohet të kalojnë kontrollin.

Për qytetarët e Islandës, përfitimi i një çertifikate të tillë aktualisht është vetëm teorik sepse vlera e saj nuk është njohur ende ndërkombëtarisht.

Futja e çertifikatave të tilla të vaksinimit ose ndryshe “pasaportave COVID” është objekt diskutimesh brenda BE.

Greqia po bën presion për konfirmime të tilla në mënyrë që të shpëtojë turizmin, ndërsa Franca dhe Gjermania besojnë se është shumë herët për të diskutuar këtë praktikë.

Islanda nuk është një anëtare e BE, por është pjesë e zonës Shengen. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts