728 x 90 Leaderboard

Ky është sponsori i shkeljes së ligjeve anti-nikab

Ka qenë temë ditë ligji që hyri në fuqi së fundi në Danimarkë, ku grave me nikab u ndalohet paraqitja e tyre në publik. Ku ligj në Danimarkë u paraprin atyre të ngjashmëve në Austri, Francë dhe Belgjikë.

Nga një pjesë e opinionit ligji është konsideruar diskrimunues. Ai parasheh ndëshkim me gjobë për shkelje të tij, nga 156 deri 1.224 dollarë.

Por Rashid Nekkaz, një biznesmen francez me nënshtetësi algjeriane, ka vendosur të jetë ai sponsor i shkeljes së ligjit.

Siç dhe në vendet e sipërpërmendura ku ai ka paguar afro 500 gjoba, edhe në rastin e Danimarkës ai ka premtuar se do bëjë të njëjtën gjë. Pra, çdo gjobë anti-nikab do paguhet prej tij. /tesheshi.com/

Related posts