728 x 90 Leaderboard

Ky është shteti që theu rekordin Guiness për mish të pjekur

Qyteti i vogël i Minas në Uruguaj ka vendosur një rekord të ri Guiness pasi kanë bërë organizimin më të madh të barbekysë.

Rreth 200 kuzhinierë përdorën 60 ton dru për të ndezur zjarrin ku gatuan 16.5 ton mish.

Gjithcka zgjati për 14 orë dhe qëllimi ishte për të thyer rekordin e Argjentinës, i cili i rrëmbeu titullin Uruguajit në vitin 2011. Mes këtyre dy shteteve ekziston një rivalitet për prodhimin e mishit më të mirë.

Uruguaj njihet si shteti që ka tre herë më shumë kafshë sesa banorë dhe është një nga eksportuesit kryesor të mishit në botë.

Për të përgatitur barbekynë më të madhe në botë janë përdorur edhe 8 ton salca, erëza dhe produkte tjera për ti dhënë shije mishit./tesheshi.com/

Related posts