Ky është senatori australian që “fajësoi muslimanët” për masakrën në dy xhami

Në kulmin e tmerrit dhe irritimit për masakrën e ndodhur në dy xhami në Zelandën e Re, pati dhe një figure politike australiane me prirje islamofobe, i cili shkoi deri aty sa fajësoi muslimanët për atë ndodhi.

I tillë qe senatori i shtetit federal australian i Queensland, Fraser Anning. Sipas tij, shkak i masakrës ishte programi i emigracionit të Zelandës së Re, i cili sipas tij lejoi fanatikë mislimanë të emigronin në këtë vend e.

Në një deklaratë, senatori gjithashtu vuri në dukje frikën në rritje në Australi dhe Zelandën e Re për praninë në rritje të muslimanëve.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, i cili vjen nga radhët e liberalëve, i dënoi mënjeherë këto komente të Fraser Anning dhe tha se nuk ishte as koha e as vendi për deklarata të tilla.

“Fjalët si ato të Fraser Anning janë të tmerrshme. Njerëz të tillë nuk duhet të kenë vend në parlamentin tonë”, shtoi Morrison.

Ndërsa ish-kryeministri australian Malcolm Turnbull, e cilësoi Fraser Anning si “një turp”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts