Kuvendi maqedonas para një votimi historik, opozita kërcënon Zaevin

Asambleja maqedonase duhet të votojë sot për ndryshimet në Kushtetutë, të cilat sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë parashikojnë një ndryshim në emrin e shtetit në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Para votimit, i cili duhet të fillojë në mesditë, mediat maqedonase raportojnë se koalicioni qeverisës ka siguruar shumicën e duhur të dy të tretave

“Kjo është një zgjedhje historike dhe patriotike. Ne mund të jemi një brez që ka marrë një vendim të guximshëm“, tha kryeministri maqedonas.

VMRO-DPMNE njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debat, e as në seancë plenare.

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, i tha kryeministrit Zaev se “të gjithë ata që po shkojnë kundër njerëzve do të përballen me këtë popull”.

“Populli maqedonas po ndjen dhimbje të brendshme për shkak të emrit dhe identitetin. Qëllimi është për t’ja thyer shtyllën kurrizore popullit maqedonas”, tha Mickoski. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts