Kuvend, 1 minute heshtje në nderim të Dritan Priftit

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën ditën e sotme me një minutë heshtje për të nderuar ish-deputetin dhe ish-ministrin Dritan Priftin.

Prifti u nda nga jeta ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë.  Ai ka qenë ish-ministër i Energjisë në vitin 2009 deri në vitin 2010.

Ndërsa, vitet e fundi ai ishte larguar nga politika pas sëmundjes së rëndë të tij.

Sot do të jepet lamtumira e fundit për ish-ministrin, ndërsa familja Prifti ka njoftuar se homazhet në nderim të tij do të zhvillohen nga ora 10 deri në 12 në ambientet e Muzeut Historik .

Ndërsa në orën 13:00 trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Shishtufinës. /tesheshi.com/