728 x 90 Leaderboard

Kush janë intelektualët shqiptarë që u dënuan në vitet 1946-47 (Emrat)

Ish- drejtori i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, publikon një listë me dënimet që u janë dhënë intelektualëve shqiptarë në vitet 1946 dhe 1947.

Pjesë e kësaj listë janë të gjithë ata që kanë shfaqur parime afroamerikane, ndërsa pjesë e listës janë edhe italianë të mbërritur në Shqipëri gjatë luftës.

Datat e arrestimeve të intelektualëve në vitet 1946-1947

Pas mbarimit të proceseve kundër intelektualëve të “sabotazhit të Maliqit” vëmendja e regjimit u përqendrua në dënimin e klasës intelektuale të vendit.

U arrestuan të gjithë ata që shiheshin apo dyshoheshin si proamerikanë (çështje e veçantë kjo) si dhe u vijua procesi i goditjes së intelektualëve (teknikë, tregtarë, profesorë, mësues, juristë, mjekë, gjyqtarë, etj).

Proçeset ndaj dy grupeve të deputetëve nuk janë të shkëputura, por janë por pjesë e goditjes së intelektualëve të atyre viteve, si veprim i mirëfilltë i injorancës kundër njerëzve që mendonin e krijonin. Në Kuvendin Popullor nuk ka pasur shprehje të mendimeve ndryshe.

Pavarësisht se ishin spikatur një grup deputetësh ndryshe, ata asnjëherë nuk artikuluan në Kuvend teza politike apo mendime ndryshe. Këto mendime ngelën brenda bashkëbisedimeve me njëri-tjetrin si dhe dëshirës për të pasur ndryshime në vend.

Proçeset e dënimeve dërrmuan trurin e fundit që i pat ngelur Shqipërisë si dhe i hapi rrugë konsolidimit të injorancës më të tmerrshme që kishte parë ndonjë Shqipëria.

Më poshtë do gjeni një kronologji të arrestimeve të periudhës gusht 1946 deri në shtator 1947. Në kllapa janë proceset që u takojnë dënimet. (Lista që posedoj sigurisht vijon edhe pas datës fundore të këtij postimi)

16 gusht 1946
Ramë Marku (I)
26 shtator 1946
Riza Dani (II), deputet
10 nëntor 1946
Augusto Beti, italian, elektro-teknik në Kuçovë (V)
22 nëntor 1946
Agathakli Xhitoni (I), shkrues publik
19 dhjetor 1946
Giusepe Monaldi, italian, gjeometër në Kuçovë (V)
21 dhjetor 1946 (h)
Abdyl Kokoshi (I), jurist
27 dhjetor 1946
Surja Selfo (II), tregtar
Bexhet Shehu (II), nëpunës
Isuf Hysenbegasi (II), mjek
Kamber Jaskollari (II), ish xhandar
Hilmi Hysi(II), jurist, ish gjyqtar
Demir Kallarati(II), ish oficer
7 janar 1947
Foto Bala (I), profesor
Salim Kokalari (I), mësues
Hivzi Kokalari (II)
Adem Beli (II), agronom
31 janar 1947
Liri Prifti, dënohet me 10 vjet burgim
15 mars 1947
Fehmi Leskani (III), tregtar
18 mars 1947
Ibrahim Hasnaj (II), sekretar në Komunitetin Bektashi
12 prill 1947
Hasan Reçi (II), arsimtar
Uan Filipi (II), nëpunës
17 prill 1947
Ramazan Tabaku (I), telegrafist
15 maj 1947
Haki Karapici (III), avokat
Irfan Pustina (III), doktor
Gjergj Ashta (III), jurist
Rustem Sharra(I), tregtar
Shefqet Beja, deputet (I)
Kolë Kuqali, deputet (vdiq gjatë hetuesisë më 30.5.1947)
SelaudinToto, deputet (I)
Enver Sazani, deputet (I)
Faik Shehu, deputet (II)
Ibrahim Karbunara, deputet (I)
Kostandin Boshnjaku, deputet (II)
Irfan Majuni, deputet (I)
Islam Radovicka, deputet (II)
Avdul Bani (II), roja i Islam Radovickës, vdes në hetuesi në v.1947
Nexhmi Ballka (II), arsimtar
16 maj 1947
Ymer Keçi (III), tregtar
Ali Bakiu (III), tregtar
Ali Shtëpani (III), pronar
Enver Topulli (III), tregtar
Kadri Kërçiku (III), mjek
Kel Koçobashi (III), nëpunës
Halit Gjolena (II), oficer
Qemal Frashëri (IV), nëpunës në MF
Ali Begeja, “vdiq në burg duke u hedhur nga dritarja”18.8.1947
Ferit Hysenbegasi, vdes në hetuesi më 17.9.1947
17 maj 1947
Vasil Xhai (III), avokat
Baltazar Benusi (III), avokat
Zylfyrije Banushi (IV), nëpunëse në MF
Mestan Ujaniku (II), nënkolonel
18 maj 1947
Adem Xhepa (III), pijeshitës
Elza Çika (IV)
19 maj 1947
Adem Xhepa (III), pijeshitës
Ibrahim Keçi (III), tregtar
23 maj 1947
Baba Myrteza Paja, vdes më 24.5.1947 në hetuesi
25 maj 1947
Baba Bedri Hatibi (veçan), arrestohet
Baba Myrteza Paja (I), vdes në hetuesi
28 maj 1947
Pajo Dervishi
15 qershor 1947
Koço Xega, teknik nafte në Kuçovë, (V)
Pietro Andena,italian, teknik nafte në Kuçovë (V)
Stanislav Zuber, inxhinier, vdes në hetuesi
Riza Alizoti (I), inxhinier
Paolo Saggioti (I), nëpunës industrial
20 qershor 1947
Xhevat Xhafa (I), mësues
Tefik Deliallisi (I), mësues
Hysen Shehu (I), mësues
Sulo Konjari (I), farmacist
Beqir Çela (I), mësues
Sulo Klosi (I), inxhinier
Shefki Minarolli (I), hotelier
Pertef Karagjozi (I), nëpunës
Mehmet Prishtina (I), tregtar
20 korrik 1947
Gjovalin Vlashi (I), avokat
6 shtator 1947
Lutfi Strazimiri (IV), inxhinier
Andria Xega (IV), inxhinier
Mustafa Greblleshi (IV), gazetar
Osman Bishqemi (IV), nëpunës
Limon Vrapi (IV), mësues
Anthim Konomi (IV), inxhinier
Tahir Gjinali (IV), tregtar me arsim të lartë
7 shtator 1947
Ali Fortuzi (IV), nëpunës në MF
11 shtator 1947
Arif Gjyli (II), deputet
16 shtator 1947
Antonio Barsolini, italian (IV), veteriner  /tesheshi.com/

Related posts