reklama juaj ketu

Kush ishte Rrahman Petova, partizani me 7 plagë në trup i vlerësuar dhe nga Pentagoni

Nga Mark Brunga

Kur vjen fjala tek veteranët e luftës, më i njohuri është Rahman Parllaku. Kjo dhe për faktin se Parllaku ishte dhe kuadër lartë i ushtrisë në periudhën e pasluftës, të cilin e kapi dhe “lapsi” i valave ndëshkimore të paranojave të Hoxhës.

Por ka një Rahman tjetër, pak të njohur, që përbën një ndër mitet e Nacionalçlirimtares. Fama e tij i ka kaluar madje dhe kufijtë nacionalë duke u njohur dhe ndërkombëtarisht, dhe kjo për shkak dimensionit prej jergj Elez Alie që kishte në fizikun e tij prej luftëtari partizan.

Bëhet fjalë për Rahman Petovën me 7 plagë në trup, ku veçohet ndër to syri i humbur.

Ai ka ndërruar jetë prej dy vjetësh dhe pikërisht mu në ditën kur kishte lindur, më 26 nëntor sapo mbushi 88-vjeç.

Miqtë e tij ende në jetë të organizatës së veteranëve e kujton si një ish-lufëtar të rrallë që kishte dalë partizan që në moshën 15-vjecare.

Bashkëluftëtarët  e tij rrëfejnë mes shumë episodeve të tij gjatë luftës, atë kur gjatë një beteje me nazistët në luftimet e Ardenicës, Rahmani i goditit nga një plumb në sy e ky i fundit iu var në faqe.

Rahman Petova mbante 10 dekorata e medalje nga lufta, mes të cilave dekoratën e çlirimit dhe atë të trimërisë.

Hero më pas ai do tregohej dhe pas luftës në kushte paqeje, duke nxjerrë në jetë plot 13 fëmijë.

Dhe e dhëna kryesore që ai njihej dhe ndërkombëtarisht madje deri dhe tej oqeanit, ishte ky njoftim që i erdhi pak para se të ndërronte jetë:

“Ju vëmë në dijeni se biografia dhe kontributi juaj në LANÇ, janë vendosur në Pentagon, në Historinë Botërore. Së shpejti do të botohet edhe libri.  Me respekt: Ivana Goga dhe Henri Bob”. /tesheshi.com/