728 x 90 Leaderboard

Kush është kreu i inteligjencës saudite që akuzohet për vrasjen e gazetarit Khashoggi

Gjeneral major Ahmed al-Asiri është shkarkuar menjëherë si zëvendësshef i inteligjencës së Arabisë Saudite, pas pranimit të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, njoftojnë mediat shtetërore në Mbretëri.

Mediat shtetërore kanë raportuar gjithashtu se Mbreti Salman urdhëroi ndryshime në komandën e Agjencisë së Përgjithshme të Inteligjencës, nën mbikëqyrjen e Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.

Al-Asiri ka punuar si konsulent i këtij të fundit dhe është konsideruar si një nga më të afërtët bashkëpunëtorë të fronit.

Ai është një figurë e rëndësishme e pallatit mbretëror, në rangun më të lartë, raportojnë disas media. E tani ai konsiderohet fajtor për vrasjen, ndonëse jo me dorën e tij.

Al-Asiri nuk ka qenë në mesin e ekipit prej 15 anëtarësh të akuzuar për vrasjen, ardhur nga Riadi në Stamboll, ditën kur Khashoggi do hynte në konsullatë për disa formalitete zyrtare.

Al-Asiri është i njohur për gazetarët që raportojnë nga Lindja e Mesme për shkak të rolit të mëparshëm të zëdhënësit e koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Arabia Saudite që vepron në Jemen.

Në një raportim të New York Times, thuhet se sundimtarët saudite kanë marrë parasysh fajësimin e al-Asirit për vrasjen e gazetarit, si një mënyrë për të devijuar përgjegjësinë e Princit të Kurorës në krim. /tesheshi.com/

Related posts