728 x 90 Leaderboard

Kurz: duam të kontribuojmë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkan

Zgjidhja e çështjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është vetëm në interes të të dy vendeve, tha kancelari austriak Sebastian Kurz, duke shtuar se gjatë presidencës së BE-së, Austria dëshiron të kontribuojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Ballkanin Perëndimor.

“Në këtë rajon ka ende konflikte ndërmjet shteteve të ndryshme, të cilat janë të kuptueshme për shkak se disa dekada më parë nuk ishin në luftë”, tha ai në një deklaratë për agjencinë APA me rastin e pjesëmarrjes në Samitin për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit në Londër.

Kurz theksoi se është e rëndësishme që çështjet e hapura të zgjidhen përfundimisht.

“Vazhdoni dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Do të përpiqemi të japim një zgjidhje”, theksoi ai.

“Është e nevojshme që më në fund të kemi një zgjidhje pozitive për këtë çështje. Nuk është vetëm në interes të këtyre dy vendeve, por edhe për të gjitha interesat e rajonit”, tha Kurz. /tesheshi.com/

 

 

Related posts