Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Kurti vendos: Kosova, mbyllur në shtëpi deri më 12 prill

Në Kosovë, qeveria shpreson se pas 12 prillit do jenë kushtet për rikthimin e aktivitetit normal jetësor.

Kjo lihet e kuptuar nga një vendim i fundit i qeverisë “Kurti”, ku u morr cendim që masa e ndalimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve të mbetet në fuqi deri më datë 12.04.2020.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/15 i datës 23.03.2020, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr. 02/17 të datës 27.03.2020 për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve, mbetet në fuqi deri më datë 12.04.2020”, thuhet në vendimin zyrtar.

“Situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com