Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

E PAPRITURA/ Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit: ja marrëveshja e tij “sekrete” në dëm të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka denoncuar politikisht presidentin Thaçi, gjë që mund të bëhet shkak për shkarkimin e këtij të fundit.

Me anë të një letre publike përcjellë aleates Vjosa Osmani si kryetare Kuvendi, Kurti bën me dije atë që e quan “marrëveshje sekrete” me Thaçit e ish-kreut të NATO-s në vitin 20i3, në kohën Thaçi mbante postin e kryeministrit, që në gjykimin e Kurtit ka qenë në dëm të Kosovës.

“Përmes kësaj marrëveshje, kryeministri Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar”, shkruan Kurti, refreruar asaj çfarë ka rënë dakort e firmosur Thaçi.

Kurti thotë se sapo ka marrë detyrën, “ka kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që, pa vonesë, të analizojë përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje sekrete, si dhe implikimet e saj kushtetuese, përkatësisht në lidhje me kërkesat kushtetuese të përcaktuara me nenin 20 (Bartja e Sovranitetit), nenin 18 (Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare) dhe nenin 91 (Shkarkimi i Presidentit)”.

Me këtë të fundit, Kurti ka lënë të nënkuptuar se është për shkarkimin e Thaçit nga detyra e kreut te shtetit.

Po pse vendos të informojë kryekuvendaren Osmani?

“Qëllimi i kësaj shkrese është që t’ju njoftoj juve, në cilësinë tuaj si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për ekzistencën e marrëveshjes sekrete, si dhe për rezultatet e analizës së Zyrës së Kryeministrit. Për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm, dua të jem sa më i qartë: Unë, si kryeministër, nuk shpreh asnjë qëndrim për ose kundër marrëveshjes sekrete, për sa i përket përmbajtjes së saj.

Mirëpo, kur presidenti i vendit, gjatë kohës kur ishte kryeministër, bart kompetenca sovrane te Republikës se Kosoves te nje organizate nderkombetare permes nje marëveshjeje sekrete, pa e njoftuar Kuvendin dhe ne shperfillje te plote te kerkesave te qarta te Kushtetutes, kjo eshte nje gjendje qe nuk mund ta toleroj, as si kryeminister, as si qytetar i Republikes se Kosoves”, shkruan shefi i qeverisë së Kosovës.

Kështu, pas shkarkimit të mundshëm të presidentit Meta në Tiranë, mund të pasojë shkarkimi i bujshëm i Thaçit në Prishtinë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts