Auto Dak
Auto Dak

Kurti dhe Mustafa në “kafe politike”, ja çfarë pritet nga koalicioni mes tyre

Një kafe për të qarë hallet e politikës dhe për t’ia lidhur kryet koalicioneve parazgjedhore. Teksa po troket momenti i shpalljes së zgjedhjeve, Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë parë sot bashkë duke pirë kafe, e ku përmbajtjen e takimit e hodhën në profilet e tyre në Facebook.

Kurti ishte i pari, ndërsa pas tij ka reaguar edhe Mustafa duke thënë se me liderin e Vetëvendosjes janë pajtuar që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje dhe se nga ato duhet të dalë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve.

“Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë”, ka shkruar Mustafa.

“Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane”.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet me 21 gusht, datë pas së cilës pritet zyrtarizimi i zgjedhjeve të sivjetme.

Ende nuk ka deklarime zyrtare lidhur me koalicionet e mundshme, por kalkulimet e analistëve thonë se ai mes partisë së Kurtit dhe Mustafës do të rrezikonte cilindo kombinim tjetërsoj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts