Kur Varoufakis u kap me Trojkën: si të negociosh në tryezat e Bashkimit Europian

Yanis Varoufakis ishte ministri i Financave që sundoi titujt e shtypit botëror në pranverën e vitit 2015, ndërsa drejtonte betejën kundër masave të kursimit të imponuara ndaj vendit të tij si kusht për paketën e “shpëtimit”. “Të rriturit në dhomë” është dëshmia e tij personale e negociatave me “Trojkën” e Bashkimit Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane që dominuan qëndrimin e tij të shkurtër prej 162 ditësh në pushtet.

A do ta hedhë atë poshtë historia si motoçiklistin tërë vetëbesim veshur me lëkurë, që i lejon vetes të jetë një yll në “Paris Match”?

A është ai romantiku që e sheh popullin grek si viktimë të pafajshme dhe që nuk mund ta detyrojë të përballet me disa të vërteta? Apo ai është një takticien lojërash teorike, i vendosur të lehtësojë borxhin e paqëndrueshëm të Greqisë, një fushë që së fundmi, ka rezultuar e minuar dhe po shkon drejt një mposhtjeje heroike.

Kjo autobiografi mbështet secilin nga këto interpretime. Bëhet fjalë për një veprim të rrallë që një politikan grek të shkruajë një rrëfim kaq të detajuar. Historianët do të jenë në gjendje ta vendosin këtë volum në krah të librit të pararendësit, George Papaconstantinou, i cili publikoi vitin e kaluar “Loja Mbaroi”, një regjistrim i nisjes së krizës. Pasi pritëm, tani mund të kemi në dorë një rrëfim tmerrësisht të shkujdesur e të hapur nga Varoufakis, ndërsa ai e shtron tregimin mbi audio-regjistrimet e bëra vetë dhe mbi ditaret e mbajtura për takimet e nivelit më të lartë. Libri vjen thellësisht personal dhe i shkruar shumë mirë, me një spektër impresiv aludimesh letrare.

Në syrin e stuhisë, ai u mbajt nga mbështetja e njerëzve që kishte pranë dhe nga adhurimi që takonte nëpër rrugë, ku zgjidhte shpesh të shëtiste. Ai pranon se dalja në kopertinën e “Paris Match” ishte gabim, sikundër edhe paraqitja e tij për të takuar kancelarin britanik,

George Osborne veshur me xhaketë lëkure. Por, hej – ai e kishte lënë valixhen në një taksi në Athinë pasi shoferi nuk pranonte ta linte të shkonte pa mbaruar lutjet.

Thika të mprehta vijnë ndaj kundërshtarëve në shtëpi dhe jashtë Greqisë. Pavarësisht se nuk është anëtar i Syriza-s, koalicionit të radikalëve të majtë që mori qeverinë në vitin 2015, Varoufakis duket se ka zhvilluar një lidhje të fortë me liderin e saj, Alexis Tsipras.

Ai konstaton se Tsipras është një përzierje enigmatike: mendjelehtë, melankolik, i dëshpëruar të tregojë veten.

Acid sulfurik rezervohet për guvernatorin e bankës së Greqisë, Yannis Stournaras. Ishte ai, që shkaktoi radhë në banka: jo strategjia e Varoufakis. Kreu i këshilltarëve ekonomikë, George Chouliarakis portretizohet si tradhtar dhe i cekët. Varoufakis tregon sesi iu desh të zhvillonte beteja mes konspiracioneve të Syriza-s rreth tij, ndërsa mbetet besimplotë. Ai përsërit se ka qenë gati të jepte dorëheqjen në çdo moment.

Në vështrimin e ish-ministrit të bujshëm grek, pjesa më e madhe e kundërshtarëve tij ndërkombëtarë në negociata janë me dy standarde: bien dakord me të në biseda private, por nuk mund t’u zësh besë kur janë në publik. Shefja e FMN-së Christine Lagarde dhe drejtori i saj për Europën Poul Thomsen, përshkruhen në këtë kategori, sikundër edhe kreu i BQE-së, Mario Draghi dhe ministrant e Financave të BE-së, që mund të kishin mbështetur çështjen greke: Michel Sapin për Francën dhe Pier Carlo Padoan për Italinë Italinë.

Përjashtim bën Emmanuel Macron, i cili bën disa përpjekje private për të ndihmuar Athinën por lihet në baltë nga Elizeja – një perspektivë interesante kjo tashmë që ai është president. Komisioni Europian dhe presidenti i tij, Jean-Claude Juncker, janë thjesht të dobët.

Me të drejtë, Varoufakis e sheh Gjermaninë si lojtarin kryesor. Sidoqoftë, sipas tij, Wolfgang Schäuble ishte “tepër i pafuqishëm për të bërë atë që dinte se ishte e drejtë”. Ministri gjerman i Financave, pranoi se ai nuk do të nënshkruante një paketë të tretë shpëtimi nëse do të ishte në vendin e Varoufakis, por nuk ofroi asnjë alternativë që do të mundësonte një zgjidhje afatgjatë.

Varoufakis duket se nuk e vlerëson plotësisht faktin që Schäuble favorizoi “Grexit”. Në fund, Tsipras e shmangu ministrin e tij të Financave dhe i dha besim në shpëtimin e vendit, Angela Merkelit.

Misioni i Varoufakis ishte të çlironte vendin nga burgu i borxhdhënësve. Me ekipin e tij të vogël, të mbështetur nga aleatë ndërkombëtarë, si Jeffrey Sachs, ai prodhon atë që e sheh si një dokument të shkëlqyer për shkëmbimin e borxhit, një sistem paralel pagesash për të kaluar sipër dallgëve që krijuan mbylljet e bankave, si dhe modelim alternativ ekonometrik.

Por, libri nuk u jep zë aspak kritikave se aid he ekipi i tij ishin thjesht amatorë të përgatitur keq. Lagarde e ëprqeshi mungesën e realizmit ndaj pala greke, duke thënë se shpresonte të kishte “të rritur në dhomë” – një frazë që Varoufakis ndjehet krenar ta përdorë si titull në shenjë të qëndrimit të tij opozitar.

Në të vërtetë, shqetësimi i tij për hipokrizinë e kundërshtarëve të tij dhe kritikave për përgatitje të dobët përqëndrohen në faktin se sa pak i kupton Athina proceset institucionale të Bashkimit Europian.  Ai tallet duke përshkruar sesa të përulur ishin ministrat e tjerë të Financave ndaj Schäuble. Ai duket qartë se i qaset takimeve të BE-së si një seminari akademik ku mbizotëron argument më i mirë dhe nuk vlerëson proceset dhe kanalet normale të vendimmarrjes. Ai përpiqet të bëjë marrëveshje me Schäuble, ndërkohë që ky i fundit këmbëngul që të veprohet përmes institucioneve të BE-së. Dhe

Varoufakis është shumë provokativ dhe i ngathët për të ndërtuar aleanca. Është e dukshme se homologët e tij europianë e humbin shpresën tek ai, ashtu sikundër ndodhe edhe me Tsipras me kalimin e kohës.

Varoufakis e mohon se ai po bënte “lojën e pulave”. Mënyra e tij e të menduarit është në një farë mënyre e pakuptueshme. Ai kishte këmbëngulur me vite se kreditorët e Greqisë do të dorëzoheshin. Përballë mbylljes së bankave, Varoufakis i përcjell Ciprasit një dokument ku parashtrohej sesi mund të mbijetonte Greqia. Por ai e sheh këtë planin X si një plan që mund të mos zbatohej kurrë.

Në verën e vitit 2015, Varoufakis këmbënguli që Greqia duhej të përgatitej për të dalë nga eurozona, sesa të pranonte një paketë shpëtimi të tretë shoqëruar me masa të reja kursimi.

Varoufakis kishte edhe mbështetës në anën e tij. Në libër ai nënvizon se ka apsur mbështetje kundër masave të kursimit të imponuara mbi Greqinë. Euroskeptikët i mbështetën kritikat e tij për strukturat që thithin borxhe, në eurozonë dhe majtistët mbështetën sulmete  tij ndaj miopisë së filozofisë gjermane liberale.

Më pak i dukshëm në të menduarit e Varoufakis është nevoja për përshtatje të burimeve, reformave institucionale dhe të tregut të prodhimit në Greqi për të rritur efikasitetin dhe konkurrencën. Ngjashëm, interesat e mëdha që përballonte, për të cilat ai flet, nuk duhen kërkuar vetëm mes “oligarkisë” por edhe në sektorin publik dhe në grupimet profesionale që ishin shumë të fuqishme në mbrojtjen e interesave të brendshme kundër një shoqërie më të gjerë.

Këtu qëndron edhe mangësia që ai  dhe pasardhësit e tij dështuan të ndërtojnë besueshmëri me partnerët e tyre ndërkombëtarë. Të flasësh “të vërtetën për pushtetin”, ashtu si Varoufakis e përcakton është një mision me disa dimensione dhe dështimi e dënoi Greqinë të zvarritej në baltë më shumë sesa të dilte nga kriza.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/