728 x 90 Leaderboard

Kur një foto të ndryshon jetën, e veçanta e këtyre imazheve

Një refugjati sirian i është dhënë anëtarësim i përjetshëm në një palestër, pas publikimi i një fotoje të tij duke vështruar përmes dritares pajisjet e palestrës u bënë virale.

Mohammed Khaled, i cili punon si pastrues këpucësh në provincën Adiyaman të Turqisë jugore, u fotografua jashtë palestrës në një stol ku vendosen këmbët ndërsa shikonte paisjet.

Pasi fotografia u përhap në rrjetet sociale në Turqi, pronari i palestrës, Engin Dogan, arriti të gjente djalin dhe i ofroi atij akses të përjetshëm.

“Një djalë duke parë përmes dritares së palestrës, veshur me pantofla në mes të dimrit dhe duke u kujdesur për veten e tij. Qëllimi ynë ishte ta gjenim atë dhe t’i ofronim anëtarësim të përjetshëm këtu. Dhe e bëmë. Ai është një nga anëtarët tanë tani,”-tha Dogan.

Related posts