Kur këmbëzën e “tërheq shejtani”: krim në një familje model, mister arsyet

Opinioni shqiptar është ballafaquar mëngjesin e kësaj të marte me një tjetër krim në familje, por krejt i pashpjegueshëm nga pikëpamje arsyeve. Bashkëshorti model ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten gjithashtu model, sipas përshtypjeve të dhëna për çiftin nga fqinjët e tyre.

Është fjala për shtetasin Alket Arapaj, 44 vjeç, efektiv i Gardës për 21 vjet me radhë, i cili gëzonte gjithashtu respektin e kolegëve si një njeri korrekt, pa vese, jo problematik e të përkushtuar fetarisht, siç e gëzonin këtë status dhe si çift.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku Arapaj ka qëlluar me armën e shërbimit të shoqën Ervilma Seferaj. Ai më pas iu është dorëzuar qetësisht policëve, të cilët e kanë prangosur poshtë pallatit ku banonte, në zonën e Alliasit.

Fqinjët janë shprehur të shokuar nga ngjarja, pasi thonë se kurrë nuk kishin vërejtur te çifti ndonjë problem a zënkë bashkëshortore. Që të dy cilësohen prej tyre si njerëz shembullorë.

Mungesa e një arsyeje racionale qoftë dhe minimale mbi arsyet e kësaj vrasjeje, e mbështjell me aq mister ngjarjen sa për momentin si shpjegim mbetet “mbushja nga shejtani” e armës, ose “të qëlluarit nga shejtani” në një moment kolapsi mendor.

Sipas një tjetër të njohuri të 44-vjeçarit, ai prej kohësh kishte shfaqur shenja të një dizekulibri pa shkaqe të jashtme të sferës sociale, qoftë dhe me natyrë bashkëshortore. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts