Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

ARMIQËSIA/ Kur Karaxhiçi sulmonte verbalisht muslimanët: janë pjellë komuniste(!)

Luftrat në ish-Jugosllavi, padyshim që ishin edhe me linjë fetare, herë haptazi e herë e kamufluar, nën pektin e nacionalizmit.

Kjo vjen dhe për rastin e serbëve me kroatët, pasi këta të fundit janë katolikë, e sidomos në rastin e Bosnjes, ku serbët ishin më të ashpër.

Kjo mund të vërehet më mirë te konkluzione e Asamblesë së Republika Srspka të 8 janarit 1993, ku thuhet se “muslimanët janë një krijim komunist, ata janë mosbesimtarë…”

Kjo deklaratë i përkiste seancës së 24-të të luftë ”

“Kuvendi ka marrë qëndrimin se muslimanët janë një krijim komunist dhe përfaqësojnë një grup fetar me orientim turk… Ata janë jobesimtarë, një komb që nuk është një komb, domethënë një komb që dëshiron të jetë komb dhe nuk ka argumente për kombin”, shkruhet në dokumentin serb.

Gjithsesi, duhet sqaruar se gjykimi i këtushëm është lokal; pra mbi muslimanët e Bosnjes.

Por dhe në këtë rast bën përshtypje fakti i një vule të tillë, pasi njeriu në krye të boshnjakëve gjatë para, gjatë luftës dhe pas luftës, Alija Izetbegoviç, nuk është njohur kurrë për prirje komuniste. Sigurisht as për laik, pasi promovoi gjithnjë identitetin islam në qenien e personalitetin e tij politik. Pos kësaj, ishte një ndër mendjet më të vyera intelektuale të rajonit, deri më sot unik në llojin e vet, për kohën në të cilën jetoi. Nga ana tjetër, vetë Islami konsiderohet i papajtueshëm me komunizmin. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com